75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / FR

88-shi i PDK-së pritet në mënyrë madhështore në lagjën ku është rritur

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Patriot Krasniqi, të premten u takuar më qytearët e lagjes “Kongresi Manastirit” në Prizren.

Krasniqi, përmes një postimi në facebook u shprehë se kjo lagjë ka qenë dhe mbetet burimi i frymëzimit tim politik.

Ndërsa theksoi se kësaj herë janë bashkuar si asnjëherë më parë në mbështetje të PDK-së dhe kandidatit për kryeminsitër Bedri Hamza.

“Festa që nisi sonte në lagjen “Kongresi Manastirit”, të Prizrenit pritet të kulmoj më 9 shkurt me fitorën e madhe të PDK-së.

Faleminderit për këtë pritje kaq madhështore banorëve të lagjës ku ruaj kujtimet më të mira nga fëmijëria.

Kjo lagjë ka qenë dhe mbetet burimi i frymëzimit tim politik, sepse “Kongresi Manastirit”, dikur në kohërat e vështira ka qenë baza e UÇK-së dhe bastioni i PDK-së që nga paslufta.

Prizrenasit padallim kësaj herë janë bashkuar si asnjëherë më parë në mbështetje të PDK-së dhe kandidatit për kryeminsitër z. Bedri Hamza”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Patriot Krasniqi kandidon me numër 88./Indeksonline/