E pazakontë/ Britney Spears-it i mbaron benzina në autostradë, ndihmohet nga policët

Britney Spears ka pësuar një incident.
40 vjeçares i mbaroi benzina teksa ishte duke vozitur Mercedesin e saj në autostradë në LA, transmeton Indeksonline.

Sipas TMZ, policia kishte marrë një telefonatë gjatë ditës së djeshme kur u raportua se një Mercedes i bardhë ka bllokuar korsinë e tretë në drejtim të jugut në autostradë.

Kur oficerët arritën atje, Britney i informoi ata se i kishte mbaruar benzina gjatë vozitjes dhe makina e saj u ndal në autostradë.

Britney falënderoi oficerët dhe tha se ishte mirë, dhe oficerët pritën me të derisa burri i saj, Sam Asghari , erdhi për ta marrë./Indeksonline/
