Tuna do të përformojë në Paradën e Krenarisë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/06/tuna.jpg)
Sot prej orës 12:00 pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIQ+ do të marshojnë nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet edhe në familje”.
Kjo paradë do të përmbyllet me një koncert në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku do të përformojë këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna.
Kujtojmë që Sejdiu ka treguar gjithmonë mbështetjen e saj për komunitetin LGBTIQ+.
Ky komunitet gjithashtu ka marrë mbështetje edhe nga një numër i madh i artistëve shqiptar./Indeksonline/