10:48 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

9 aksidente dhe u shqiptuan 151 tiketa trafiku brenda 24 orëve

Nëntë aksidente janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Dy prej tyre ishin me të lënduar, kurse shtatë të tjerë me dëme materiale.

Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës, Njësitë e Trafikut kanë shqiptuar 151 tiketa trafiku, transmeton Indeksonline.

Numri i aksidenteve, por edhe shpërndarja e tiketave ka rënë dukshëm që nga vendosja e masave parandaluese për COVID-19 nga institucionet udhëheqëse./Indeksonline/