9 gjëra për të pasur një marrëdhënie të mirë në çift
Tradhti, ndarje, martesa “të bardha”. Këto dhe simptoma të mirëfillta të sëmundjeve të ndryshme, janë pak a shume problemet që sjellin shqetësimet me karakter seksual që kohet e fundit për fat të keq janë bërë edhe më të shpeshta.
Kjo situate ka shtyre shërbimet sanitare ne disa vende te Europes te përpunojnë masa te posaçme, mes te cilave edhe krijimi i Departamenteve të mirëqenies në çift, të cilat janë të gatshme të ofrojnë këshillime me karakter gjinekologjik dhe urologjik.

1. Shqetësime që rrjedhin prej rënies se dëshirës femërore. Shpesh herë kjo shoqërohet me rënie të dëshirës edhe nga ana e meshkujve, duke krijuar një cirkul vicioz. Ndaj përmirësimi i dëshirës tek njëra palë do të sjell edhe përmirësimin e përgjithshëm të marrëdhënies në çift.

2. Disfunksioni mashkullor. Shpesh herë në gjenezë të kësaj situate mund të jenë shkaqe me natyrë infeksionale, të cilat duhet domosdoshmërish të shikohen dhe analizohen tek mjeku.

3. Mungesa e hormoneve. Kur shkaku i rënies se dëshirës femërore lidhet me faktorë hormonalë, atëherë është e nevojshme një trajtim i tillë me preparate teë tipit estrogjen.

4. Terapia mashkullore. Disfunksioni mashkullor mund të luftohet edhe me disa preparate të posaçëm. Avanafil, është produkti i fundit i cili ka dhënë rezultate të mira, por që kjo kërkon planifikim të raporteve seksuale, pasi efekti i tyre është i menjëhershëm dhe zgjat për disa minuta.

5. Forma fizike dhe ushqimi i shëndetshëm. Trupi në forme veç të tjerave gjeneron vetëvlerësimin dhe sigurinë, veçanërisht ke femrat. Po kështu shumë i rëndësishëm është edhe ushqimi, në radhë të parë për të ulur mbipeshën si dhe diabetin, por dhe përmirësuar tretjen, të gjithë këto armiq të seksit.

6. Rëndësia e bashkëbisedimit. Të gjuha shqetësimet në çift duhet të përballohen dhe të zgjidhen po ashtu në çift. Në këtë rast bëhen shumë të rëndësishme këshillat e specialistëve të vërtetë të cilët kanë një këndvështrim të ri për çiftin, duke e konsideruar atë gjithnjë e më shumë si një njësi unike funksionale.

7. Njohja në detaje e vlerave, por edhe e pikave të dobëta të njeri-tjetrit është gjithashtu një mënyrë e mirë të sjelluri në çift.

8. Alkooli, duhani, droga. Dihet prej shumë studimesh se këta janë armiqtë më të mëdhenj të seksit. Po kështu të tilla njihen edhe disa sëmundje si dhe medikamente.

9. Të gjeturit e mirëkuptimit me vetveten. Kjo është shume e rëndësishme, veçanërisht për femrat, të cilat do të duhet të mësojnë që herë pas herë të dalin nga rregullat strikte, t’i japin udhë dëshirave të tyre, pasi kjo favorizon ndjeshmërinë seksuale.