12:17 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

9 gjërat që nuk mund të bëni nëse jeni myslimanë në aeroplan

Të jesh mysliman nuk është e lehtë ndonjëherë, sidomos kur je në aeroporte ndërkombëtare. Indeksonline sjellin disa ngjarje që ju ka ndodhur myslimanëve nëpër botë.

1. Të kërkosh ujë

Dy gra myslimane u deshtë të largohen nga një fluturim nga“American Airlines” me policë të armatosur pasi që udhëtarët tjerë ishin ankuar se ato po i bënin të ndiheshin të pasigurta. Aeroplani ishte vonuar dhe dy gratë myslimane kishin kërkuar që të blinin ujë ose ushqim pas shumë ankesave atyre ishte kërkuar të zbresin.

2. Të kërkosh të ndërrosh ulësen

Një femër myslimane i është kërkuar të zbresë në aeroportin e Chicagos pa asnjë shpjegim pasi që kishte kërkuar të ndërronte ulësen.

3. Të kesh emrin e njëjtë me dikë tjetër

Syed Adam Ahmed 6 vjeçar nga Kanada i është ndaluar fluturimi me aeroplan pasi që kishte emrin e njëjtë me një terrorist.

4. Të flasësh arabisht

Një refugjatë Iranian që jetonte në Amerikë, nuk i është lejuar të hynte në aeroplan pasi që kishte folur disa minuta më herët me familjarët në Baghdad në gjuhën arabe.

5. Të dukesh si mysliman

Një familje prej pesë personash, ku nëna ishte e veshur me veshje myslimane është dashur të zbresin nga një aeroplan në Chicago disa minuta para nisjes me arsyetimin të shqetësimit të sigurisë.

6.Të kesh emër mysliman

Mohamed Ahmed Radwan nuk ishte lejuar të hynte në aeroplan vetëm se kishte një emër mysliman.

7. Të djersitësh  

Një qift myslimanësh që po udhëtonin nga Parisi në drejtim të Cincinnati i është dashur të zbresin pasi që po djersinin dhe thanë fjalën “Allah”.

8. Të lexosh libër

Një femër myslimane nuk ishte lejuar të hynte në aeroportin e Anglisë dhe ishte marrë në pyetje si e dyshuar terroriste, pasi që një rojtarë e kishte parë duke lexuar një libër kulture sirian.

9. Të bësh detyra të matematikes

Një myslimane është dashur të largohet nga fluturimi i saj pasi që po bënte detyrat e matematikes dhe kishte kapur një skript në gjuhën arabe dhe u dyshua se ishte terroriste. /Indeksonline/