10:40 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

9 mënyra për të aktivizuar trurin për mësim!

Për fat të keq, mënyra se si shumica prej nesh mësojmë nuk është joefektive, por është është e paqëndrueshme. Pra, jo vetëm që po e pengojmë rritjen tonë personale, po ecim drejt në një shpërthim të pashmangshëm. Në veçanti studentët janë në kërkim të metodave për të mësuar shumë në një përudhë të shkurtër kohë dhe natyrisht duke mos i harruar ato informacione.

Por si mund të arrihet një gjë e tillë?

Unik ka disa propozime për të gjithë nxënësit dhe studentët;

Vendos një qëllim

Para se të përcaktoni udhëtimin tuaj, ju duhet të keni një qëllim. Pse doni të mësoni këtë? Pse po e lexoni këtë libër, pse ju duhet një kurs i caktuar? Pra ju duhet të dini qëllimin afatgjatë,sepse kjo do t’ju ndihmoj që të përqendroheni më shumë para se të merrni informacionin e ri. Kjo ju ndihmon të filtroni informacionin bazuar në qëllimin tuaj, duke zbuluar informacionin e padobishëm dhe duke zgjedhur të dobishmin.

Merrni shënime

Ju duhet të merrni shënime.  Por, më shumë se kaq, ju duhet të keni një vend  ku i mbani dhe organizoni ato shënime. Edhe nëse merrni shënime vetëm për “pikat kyçe”, aftësia për ti rikthyer në shënime më vonë ju ndihmon që ti përthithni informacionet më të rëndësishme.

Përdorni gishtin për të lexuar

Ky është një trik super i shpejtë dhe i thjeshtë që mund të tingëllojë i çuditshëm në fillim, por me të vërtetë punon.

Gjeni formatin që punon më mirë për ju

Ju duhet të eksploroni metoda të ndryshme mësimi, derisa të gjeni modelin që jep më shumë efekt për ju. Ju mund të jeni prej atyre studentëve që pëlqeni të mësoni vetëm. Ka të tjerë që duan të mësojnë në grup, ose të lexojnë me zë të lartë. Duke  gjetur metodën që ju përshtatët më mirë, ju arrini pritjet e juaja për të absorbuar më shumë informacion për një kohë më të shkurtër.

Kujdesuni për veten

Ky është aspekt shumë i rëndësishëm, për të cilin se vrasim mendjen shumë. Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se sa i rëndësishëm është  shëndeti ynë në aftësitë tona për të mësuar. Shumica prej nesh e shtyjmë gjumin, ushqimin, kohën e ecjes apo kafesë, duke u munduar të mësojmë më shumë. Por kështu vetëm humbim kohë kot. E vërteta është se secila prej këtyre gjërave luan një rol të rëndësishëm në optimizmin e trupit tuaj për të mësuar dhe përthithur informacione të reja.

Mos i cakto vetës pritje

Pavarësisht synimeve të shumta që mund të kemi, kurrë mos i caktoni vetës pritje të mëdha, sepse në këtë formë ju mund të zhgënjeheni.

Bëni pushime të rregullta

Mënyra se si shumica prej nesh mësohemi të punojmë për çdo gjë është ta bëjmë atë drejt duke ia cenuar vetës ndonjëherë edhe frymëmarrjen e rregullt. Tani të gjithë e dimë kjo formë e të mësuarit është tepër e paefektshme. Duke ecur ose vetëm duke u shkoqitur nga puna për disa minuta, ju jeni në gjendje t’i jepni trurit tuaj energjinë për të cilën ka nevojë për ta përmbushur pjesën e mbetur të punës me fokus të plotë.

Zbatoni atë që keni mësuar

Kjo nuk duhet të jetë diçka e rëndësishme, thjesht përpiquni të merrni atë që po mësoni dhe menjëherë aplikoni në një mënyrë konkrete. Kjo nuk është gjithmonë e mundur, megjithatë, kur është dhe ju ekzekutoni në këtë hap ajo ndihmon në ngritjen e normës suaj absorbuese të çfarëdo që jeni duke mësuar.

Përsëritni (gjithçka)

Disa njerëz lexojnë vetëm për të thënë se kanë përfunduar një libër tjetër ose përfundojnë një kurs vetëm që ata të mund të gjejnë një punë diku.  Të mësuarit në këtë mënyrë do të thotë që ndoshta po absorbon më pak se 10% të çdo gjëje që studion, lexon ose dëgjon  Por edhe kjo mund të jetë mirë nëse po ndjek një praktikë të thjeshtë: përsërisni.