08:20 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

9 operacione brenda 24 orëve, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dje më 4 dhjetor 2019. Nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

9 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Analiza kanë kryer 210 pacientë që në total kanë kryer 3,935 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 2 lindje, të dyja normale dhe kanë lindur 1 djalë dhe 1 vajzë.