9 persona konfirmohen se kanë koronavirusin në ShBA

9 persona konfirmohen se kanë koronavirusin në ShBA, derisa aeroplani i dytë ka udhëtuar në drejtim të Kinës, për të marrë shtetasit tjerë, derisa numri i të vdekurve në nivel botëror ka arritur 305.
Një grua që po viziton ShBA-në e qe kish te qenë në Kinë, raportohet se eshte rasti i nëntë në ShBA, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Zyrtarët amerikan kanë bërë të ditur se evakuimi i dytë i shtetasve amerikan në Kinë tashmë është në proces.
Aterimi është planifikuar të ndodh të hënën, megjithëse nuk dihet se sa amerikan janë në bord.
Ka mundësi që të ketë edhe evakuime të tjera shtesë pas këtij, thonë zyrtarët amerikan.
Restriksionet e reja të udhëtimit për ata udhëtarë që kanë qenë në Kinë kanë hyrë në fuqi të dielën.
Po ashtu do të skanohen të gjithë udhëtarët që hyjnë në ShBA, përfshirë edhe shtetasit amerikan si dhe do të pyeten nëse kanë qenë në Kinë.
Deri më tani janë infektuar 14550 veta në gjithë botën, ndërsa 14380 janë infektuar vetëm në Kinë.
Raportohet se deri më tani kanë vdekur 305 persona./Indeksonline/