08:25 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

9 persona në gjendje kritike nga sulmi në Zelandën e Re, në mesin e tyre një 4 vjeçare

Nëntë persona janë ende në gjendje kritike pas sulmit me armë që u bë në xhami në ‘Christchurch’ të Zelandës së Re.

David Meates, shefi ekzekutiv i Bordit të Shëndetësisë në Canterburgy tha se dy nga të lëndaurit pritet të lirohen sot nga spitalit, po që 31 të tjerë do të vazhdojnë ende trajnimin.

“Në mesin e 9 personave që janë në gjendje kritike është edhe një vajzë 4 vjeçare në spitalin Starship në Auckland.Babai i saj është transferuar dhe mbetet në gjendje serioze, por të qëndrueshme”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi gjithashtu se sulmi kishte ndikuar thellësisht në stafin e spitalit në Christchurch dhe tha se ata kanë nevojë për mbështetje gjatë ditëve të ardhshme./Indeksonline/