75 Mall Live Search
15:10 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

9 persona vdesin nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, ky është numri total i vdekjeve

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin si pasojë e Covid-19, kanë përfunduar me vdekje 9 persona.

Numri i vdekjeve edhe nga personat përgjegjës të institucioneve shëndetësore është vlerësuar i lartë dhe mjaftë shqetësues.

Ndërsa në mbarë vendin nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë përfunduar me fatalitet 525 persona, shkruan IndeksOnline

Aktualisht në mbarë vendin numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërsa janë shëruar deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334./IndeksOnline/