18:25 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

9 shenja që tregojnë se me partnerin je në krizë

Është e ditur tashëm që jo të gjitha historitë e dashurisë zgjasin për tërë jetën.

Ja se çfarë ndodh kur një dashurie i vjen fundi dhe fillon kriza ne çift.

Kur fillon dhe ve re defektet. Kur biem në dashuri na pëlqen çdo gjë te personi tjetër madje dhe defektet. Por kur dashuria fillon dhe venitet atëherë sikur na hapen sytë dhe fillojmë të shohim çdo gjë me sy kritik te partneri.

Kur fillon të zihesh për gjerat më të parëndësishme. Një tjetër kambane alarmi i marrëdhënies dhe harmonisë në çift janë edhe grindjet e vazhdueshme edhe për gjerat më të parëndësishme.

Kur s’ka më interesa të përbashkëta. Nëse më parë secili përshtatej me interesat apo preferencat njëri tjetrit tani çdo gjë ka ndryshuar.

Kur s’ka më intimitet. Kur nuk ekziston intimiteti në çift atëherë mund të themi se është një shenjë e fortë krize.

Kur besnikëria në marrëdhënie fillon të venitet.

Kur mungon komunikimi. Nëse në një çift zbehet dashuria atëherë nuk do të ketë më as komunikim mes çiftit.

Kur s’ke dëshirë të qëndrosh pranë tij.

Kur fillon të pëlqen distanca.

Kur fillon të humbasësh vetëbesimin.