17:53 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

9 shprehitë e thjeshta që ju ndihmojnë të humbni peshë

Shumë njerëz kanë probleme me mbipeshë dhe vështirë ata se mund ta heqin atë.

Shumëkush tenton mënyra të ndryshme për të hequr atë, por shpesh nuk gjejnë mënyrën e duhur.

Për këtë, një studim nga Australia ka gjetur çelësin për të qëndruar në një peshë të shëndetshme:

1.Mbani një rutinë të vakteve: hani përafërsisht në të njëjtën kohë çdo ditë. Njerëzit që kanë sukses në humbjen afatgjatë të peshës kanë tendencë të kenë një ritëm të rregullt të vakteve.

  1. Shikoni për yndyra të shëndetshme: zgjidhni të hani yndyra të shëndetshme nga arra, avokado dhe vaj peshku, në vend të ushqimeve të shpejt.
  2. Ecni më shumë gjatë ditës: synoni 10 mijë hapa në ditë. Bëni edhe lëvizje nëpër shkallë, zbrisni dhe hipni sa më shumë që mundeni.
  3. Hani shëndetshëm edhe kur dilni jashtë.
  4. Gjithmonë shikoni mbishkrimet e produkteve ushqimore: Kontrolloni përmbajtjen e yndyrës, sheqerit dhe kripës në etiketat e ushqimit.
  5. Zvogëloni qëndrimi ulur: Zvogëlimi i kohës së ndenjës ulur dhe rritja e aktivitetit lidhet me përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Qëndrimi më gjatë ulur lidhet me peshën e tepërt dhe obezitetin, pavarësisht nga niveli i aktivitetit fizik.
  6. Mendoni për pijet tuaja: zgjidhni ujin dhe kufizoni lëngun e frutave tjera.
  7. Përqendrohuni në ushqimin tuaj: hani ngadalë dhe ulur, jo kur jeni në lëvizje.
  8. Gjithmonë synoni konsumimin e pesë shërbimeve të perimeve në ditë, qoftë të freskëta, të ngrira ose të konservuara: frutat dhe perimet kanë cilësi të lartë ushqyese dhe dendësi të ulët të energjisë.