9 të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë, arrestohet një shofer

Policia e Kosovës njofton se nëntë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti.
Të gjithë të lënduarit dërguar për trajtim në QKUK.
Ndërsa njëri nga drejtuesit, pas trajtimit mjekësor është arrestuar.
“Fsh. Leban, rr. Podujevë-Prishtinë (NN) 02.03.2022-21:03. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona (tetë meshkuj dhe një femër ) kosovare. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”./Indeksonline/