16:37 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

9 turist britanikë shpëtohen nga jahti i tyre që u godit nga rrufeja

Nëntë turistë britanikë u shpëtuan nga jahti i përfshirë nga flakët pasi u godit nga vetëtima gjatë një stuhie tropikale.

Grupi ishte në bordin e një jahti 50 metra larg bregut të Phuket, Tajlandë, kur u godit nga vetëtima.

Policia tha se pasagjerët u ulën nën kuvertë ndërsa valët e detit shkundet anijen përderisa kishte shumë bubullima.

Anija u godit nga rrufeja e cila shkatërroi anijen. Afër anijes kishte qëlluar një anije peshkimi të cilët ndihmuan ekuipazhin e anijes në të cilën ndodheshin 4 çifte të martuara dhe një grua tjetër nga Britania./Indeksonline/