08:46 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

9 vjeçarja vdes tragjikisht në pishinë pasi preku një tel me burim energjie

Një vajzë 9 vjeçare ka vdekur tragjikisht në një pishinë në Kaliforni.

Aksidenti ndodhi të dielën pasdite ne Citrus Heights, ku ajo derisa notonte preku një tel të pishinës që babai i saj ishte duke e riparuar.

Babai I vajzës nuk ishte  në shtëpi kur ndodhi tragjedia, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Ajo ishte në pishinë më tre miqtë e saj kur preku kordonin elektrik.

Prindërit thanë se nuk mendonin se instalimi i dritës ishte i lidhur me një burim energjie.

Ata paralajmëruan edhe  familje të tjera se një aksident i ngjashëm mund t’u ndodhte atyre./Indeksonline/