22:56 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

90 minuta pa fitues, Liverpool dhe Chelsea në vazhdime

Ndeshja e rregullt në finalen e Superkupës së Evropës ka përfunduar me barazim.

Chelsea dhe Liverpool nuk arritën të shënonin më shumë se nga një gol në 90 minuta ndeshje, shkruan Indeksonline.

Të parët që kaluan në epërsi ishin londinezët përmes Giroud në minutën e 36-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Mane arriti të barazoj rezultatin në minutën e 48-të.

Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kishin rastet e tyre por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Tash do të zhvillohen vazhdimet 30 minuta./Indeksonline/