75 Mall Live Search
10:59 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

90 minutat e sikletshëm të Enriques në debutim te Spanja

Luis Enrique ishte në këmbë nga minuta e parë e ndeshjes e deri në fund, në debutimin e tij si trajner i Kombëtares së Spanjës.

Nga fillimi ndeshjes, trajneri ishte në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët e tij nga zona teknike për t’i korrektuar lëvizjet dhe pozicionimet e lojtarëve.

Goli i hershëm i Anglisë solli nervozizëm te tekniku spanjoll pas reagimit të dobët të lojtarëve të tij nga një aksion i bukur i Anglisë.

Por, ai nuk kishte shumë kohë t’i korrektonte gabimet e lojtarëve të tij pasi Spanja reagoi shpejt duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Saul, transmeton IndeksOnline.

Ky reagim i shpejtë nga ”Furia e Kuqe” mori një duartrokitje nga Luis Enrique. Pas 25 minutash lojë, Enrique u ulë për pak çaste ta analizonte ndeshjen me ndihmësin e tij.

Disa momente para golit të fitores nga Spanja, ai u rikhye në stol për disa minuta sërish, por ai u ngritë menjëherë pasi shënoi Rodrigo duke e duartrokitur skuadrën e tij.

Këto momente ishin tejet festive për Enriquen, edhe pse kishte momente kur ai ishte nën presion për shkak të gabimeve të lehta në mbrojtje dhe humbjes së topit.

Në pjesën e dytë, sjelljet e Enriques ishin të njejta. Ai bëri edhe disa zëvendësime duke inkuadruar Marco Asension, SergiO Roberton dhe Inigo Martinez./IndeksOnline/