75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 16 Korrik 2023 / C E

90 mln €, PSG përgatit dhuratën e madhe për Luis Enriquen

PSG ka piketuar Dusan Vlahovic si përforcimin e duhur për sulmin. Qëndron apo jo Kylian Mbappe, i cili e ka ndarë mendjen për të mos rinovuar kontratën me kampionët e Francës.

Sulmuesi i Juventusit është i preferuari i trajnerit Luis Enrique. Shtypi italian dhe francez shkruan se drejtuesit e PSG-së do të ofrojnë 90 milionë euro përfshirë bonuset, për kartonin e serbit.

Ndërkohë që 23-vjeçarin e pret një kontratë e gjatë me 9 milionë euro neto në sezon. te PSG po tentojnë të mbyllin sa më shpejt këtë operacion, për t’i dhuruar trajnerit spanjoll sulmuesin e dëshiruar.

Kampionët e Francës janë përforcuar deri tani me emra si Milan Skriniar, Marco Asensio, Manuel Ugarte, Lucas Hernandez, Lee Kang-in, Junior Dina Ebimbe dhe Cher Ndour.