15:43 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / k.v

90 punëtorë të KEDS-it të angazhuar në inspektimin dhe detektimin e keqpërdorimeve në rrjet

Ekipet e autorizuara të KEDS-it vazhdimisht bëjnë inspektime të rrjetit dhe të konsumatorëve të dyshimtë për detektimin e keqpërdorimeve të mundshme.

Rreth 90 punëtorë të KEDS-it janë të angazhuar në baza ditore për kontrolle në tërë territorin e Kosovës, duke kryer rreth 400 inspektime, prej të cilave mesatarisht 30 sosh identifikohen si keqpërdorime. Pavarësisht sfidave të mundshme gjatë kontrolleve, ekipet e të gjitha hallkave drejtuese të KEDS-it janë të përkushtuara në luftimin e kësaj dukurie për të mirën e gjithmbarshme.

Zvogëlimi i humbjeve në rrjet është bashkë dyzim i investimeve të vazhdueshme në rrjet dhe IT, si dhe menaxhimi i duhur i terrenit.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.