‘’900 banda kriminale’’, Hoti e quan skandal diplomatik deklaratën e Osmanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka sqaruar deklaratën e saj se çmontuan 900 banda kriminale për pesë vjet, duke thënë se kjo u bë pa qëllim, ku përmendi se bëhej fjalë për rastet e bandave kriminale që kanë qenë të involvuara në veri.
Lidhur me këtë ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Ai këtë deklaratë të Osmanit e ka quajtur skandal diplomatik.
“900 banda kriminale të shkatërruara” nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës, ka thënë filimisht Hoti.
“900 banda kriminale të shkatërruara” nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar.Deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin, duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës.Kosova ka nevojë për lidership dinjitoz, serioz dhe të përgjegjshëm.Sigurisht se ky i fundit nuk është rasti i vetëm. Dëmi po mbetet, pavarësisht sqarimit, që po e dëshmon mungesën e seriozitetit.Kështu ndodh kur tentohet të përdoret çdo medium, në vend e jashtë, për t’i shërbyer partnerit të saj në krye të qeverisë’’ ka thënë Hoti.
Më tutje Hoti thotë se detyrë e Osmanit është të merret me sanksionet nga BE-ja.
‘’Detyrë e saj është të merret me ndërprerjen të partneritetit strategjik me SHBA, me sanksionet nga BE, me funksionimin joligjor të qeverisë, me emërimin e kryeprokurorit e raste të tjera. Këto i ka harruar. Fundi po vjen, asnjë rezultat, vetëm shërbim me devotshmëri në agjendën shtetrrënuese të partnerit të saj’’, ka thënë Hoti./Indeksonline/

