900 fëmijë rezultojnë me HIV pozitiv. Arrestohet doktori që ripërdori shiringa të infektuara
Rreth 900 fëmijë nën moshën 12 vjeç në një qytet pakistanez kanë rezultuar me HIV positiv, pasi një pediatër mashtrues që dyshohet se ripërdori shiringa të infektuara.
Fillimisht u arrestua vetëm doktor Muzaffar Ghanghro, një pediatër i cili bënte rreth 16 vizita në ditë dhe njihej si një nga mjekët që kishte koston më të lirë për vizita në qytetin e Ratoderos në Pakistan.
Ai u arrestua dhe u akuzua për neglizhencë dhe vrasje pasi pacientët e tij e akuzuan atë për ripërdorim të shiringave për fëmijët e tyre. Një koleg i Ghanghro shprehet se 35 fëmijë kanë vdekur që prej 25 prillit, por zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se numri i vërtetë i prekur mund të jetë shumë më i lartë.
Sipas ministrisë Shëndetësisë së Pakistanin, deri më tani një e katërta e 200,000 banorëve të qytetit të Ratoderos janë testuar.