18:32 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Aktorja e njohur: Vdekja e Kobe Bryant duhet të na kujtoj sa e çmuar është jeta

“Unë jetoj në atë mënyrë çdo ditë,” tha ajo. “Jeta është shumë e shkurtër.”

Selma Bler thotë se humbja tragjike e Kobe Bryant duhet të na kujtojë të gjithëve se sa e çmuar është jeta, transmeton Indeksonline.

“Unë mendoj se është një dhimbje kolektive kur një lider i tillë vdes,” tha aktorja, ende cila është ende duke e marr vetën nga lajmi që legjenda e Lakers u zhduk në rrëzimin e helikopterit të dielën së bashku me tetë të tjerë, duke përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Selma tha se Kobe ishte më i madh se Hollyëood, i cili ndikimin e ndjeu jo vetëm këtu në shtëpinë e tij të LA, por kudo në botë.

Ylli i “Intelitions Cruel”, e cila jeton me sklerozë të shumëfishtë, tha se “jeta është e shkurtër – përqafoni ato që doni” kështu jeton ajo çdo ditë.

“Unë jetoj në atë mënyrë çdo ditë,” tha ajo. “Dua të them, jeta është shumë e shkurtër për disa, shumë e gjatë për të tjerët. Dua të them se thjesht varet se si ndjeheni në atë moment; por kur diçka kaq e paharrueshme ndodh, gjithmonë merrni parasysh se cila është forca në jetën tuaj ”

Ajo shtoi: “Unë e bëj, e jetoj jetën time me atë mendim gjatë gjithë kohës”.

Kobe dhe Gigi ishin në rrugën e tyre për një seancë praktike në Akademinë e tij Mamba kur ndodhi tragjedia, vetëm 17 km larg nga destinacioni i tyre.

Gjithashtu midis të vdekurve ishin John dhe Keri Altobelli dhe vajza e tyre basketbollistja Alyssa,  Sarah dhe Payton Chester, trajneri i basketbollit të Akba Akademisë, Christina Mauser dhe piloti Ara Zobayan./Indeksonline/