10:16 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

91 vjeçarja që mori e para vaksinën kundër Covid19: Po ndihem shumë mirë, po shkoj në shtëpi

Margaret Keenan, britanikja që mori vaksinën e Pfizer kundër coronavirusit në një spital lokal në Angli, vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të 91-të, ka thënë se po ndihet mire.

Ajo sot është liruar nga spitali, shkruan Reuters.

E moshuara,Keenan pasi që kishte marrë vaksinën, për një kohë të shkurtër është mbajtur në spital për shkak të kontrolleve në zemër.

“Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që po shkoj në shtëpi, që të kalojë një jetë të mirë dhe të shëndetshme me familjen”, ka shtuar Keenan.

Mbretëria e Bashkuar është bërë kombi i parë perëndimor që filloi vaksinimin e qytetarëve të saj ndaj Covid-19. 90-vjeçarja Margaret Keenan mori dy doza të Pfizer në orën 06:31 të martën./IndeksOnline/