19:16 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kroatët shpenzuan 92.7 milionë euro për ‘Black Friday’

Qytetarët kroatë shpenzuan  92.7 milionë euro për ‘Black Friday’ këtë vit, ditë kjo e zbritjes.

Sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Kroacisë këtë vit janë shpenzuar 20 për qind më shumë se vitin e kaluar, transmeton Indeksonline.

“Të dhënat tregojnë se numri i llogarive të premten është rritur për 20 për qind”, thuhet në përgjigjën e AT-së.

Kjo rritje prej 20 përqind është rreth katër herë më e lartë se rritja nominale e pagave në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Sipas vlerësimeve, kjo e ditë që quhet e ‘premte e zezë’ më shumë është për tregtarët sesa për konsumatorët të cilët shpenzojnë duke e parë si mundësi me lirë./Indeksonline/