75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

92-vjeçarja mbetet e ngujuar në Durrës, djali i saj përmes IndeksOnline-t kërkon nxjerrjen e saj

Humbje të jetëve, të lënduar, ankth, lot e lutje, ka dy ditë që po e përcjellin Shqipërinë.

Gjendja, pas tërmetit të djeshëm po vazhdon të jetë e rëndë, veçmas në dy zonat më të goditura, Durrës e Thumanë.

Qindra qytetarë mbrëmjen e kaluan në qiell të hapur, të tjerë u nisën drejt Kosovës, por ende ka banorë që po rrezikojnë jetën e tyre, duke qëndruar në pallate që nga momenti në moment pritet të rrënohen.

Një 92- vjeçare ka mbetur e ngujuar në banesën e saj, derisa po bën apel që ta nxjerrin nga aty.

IndekSOnline ka vizituar këtë të moshuar, e cila ka emrin Fiqrete Stafa, ndërsa është djali i saj, Skënder Shaqir Stafa, 66- vjeçar, ai që nuk po e lë të vetme në asnjë moment.

I zoti i shtëpisë nuk përmbahet nga lotët, derisa për mediumin tonë, tregon se si shtëpia e tij është dëmtuar.

E moshuara gjendet në “Lagjen 18”, pallati 901 në rrugën “Kristo Sotiri” në Durrës.

Kujtojmë se, deri tani numri i viktimave ka shkuar në 31, ndërsa 650 kanë mbetur të lënduar. Në mesin e të vdekurve janë edhe vëllezërit Isa e Shemsedin Abazi nga Livoçi i Komunës së Gjilanit./Indeksonline/