08:26 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

924 pacientë morën trajtim emergjent gjatë 48 orëve të fundit, në Spitalin e Pejës

924 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 54 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

21 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

7 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 4 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 7 foshnje dhe sa i përket gjinisë 3 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 534 pacientë që në total kanë bërë 6,351 analiza./Indeksonline