10:24 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

93 pacientë të shtrirë në QKUK si pasojë e COVIDIT-19, 5 prej tyre në gjendje kritike

97 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, ku 93 prej tyre janë të prekur me COVID-19.

Nga Klinika Infektive sot është liruar një person i shëruar nga COVIDIN-19 dhe gjithashtu është liruar edhe një rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të 22.06.2020, janë të shtrirë 97 persona. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste. Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe po ashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Gjithashtu u theksua se 41 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intesive, teksa në Repartin e Mjekimit Intesiv po trajtohen pesë raste në gjendje kritike.

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Kjo gjë u bë e ditur nga QKUK, ku u theksua se pacienti ishte 70- vjeçar.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70- vjeçar nga Komuna e Vushtrrisë, i pranuar më 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese nga Komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./Indeksonline/