930 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit në Pejë
930 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
58 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Ndërsa 20 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi, përcjellë Indeksonline.
Kanë qenë 13 Lindje, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 13 foshnje dhe prej tyre 7 foshnje ishin të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore. Analiza kanë kryer 408 pacientë që në total kanë bërë 4,268 analiza./Indeksonline/