11:24 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

94 aktakuza gjatë 24- orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 94 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 15 persona, si edhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe janë sekuestruar një kamion (Mercedes-Benz), çelësat e kamionit dhe masa drusore./Indeksonline/