94 gjoba për shkelje të ligjit anti-Covid në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër COVID-19.
Për mos zbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar nëntëdhjetë e katër gjoba sipas ligjit anticovid.
“Zyrtarët policorë do të veprojnë dukë realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër urban” thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës ka bërë apel dhe njëkohësisht kërkon nga qytetarët, institucionet, bizneset që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.