20:08 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

96 raste të reja e 10 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rriten shifrat në Maqedoninë e Veriut ku janë shënuar 10 viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kanë ndërruar jetë 10 persona, 4 pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova.

Në 24 orët e fundit janë bërë 724 testime, ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja ku janë shënuar 24 persona në Shkup, Kumanovë-6, Shtip-24, Tetovë-7, Strugë-9, Ohër-6, Manastir – 1, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Sveti Nikollë-3.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 9.249 dhe numri i vdekjeve është 432.