18:30 / E Hënë, 06 Prill 2020

Austria do të hapë dyqanet deri në fillim të majit

Kancelari austriak Sebastian Kurtz deklaroi sot se restorantet, hotelet, si dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në mesin e majit, por që bizneset e vogla do të jenë në gjendje të fillojnë rihapjen brenda disa javësh.

Kurtz theksoi se masat aktuale emergjente të shkaktuara nga koronavirusi do të zgjaten deri në fund të prillit dhe u bëri thirrje austriakëve që të respektojnë masat e përcaktuara të qeverisë, si dhe distancën sociale në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt kufizimet.

Ai gjithashtu tha që Austria po bën më mirë se çdo vend tjetër në Evropë kur bëhet fjalë për koronavirusin.

Kurtz vuri në dukje se përqindja e qytetarëve të infektuar është shumë e ulët, vetëm 2.1 për qind, dhe se numri i pacientëve që janë shëruar është më i lartë se numri i rasteve të reja, teksa ka një rënie të numrit të njerëzve në kujdesin inten siv – tani janë 254.

“Qëllimi ynë është që të hapim dyert e vogla, deri në 400 metra katrorë, si dhe dyqanet e ndërtimit dhe kopshtarisë, nga 14 prilli, por me masat paraprake të nevojshme si veshja e detyrueshme e maskave, një numër i kufizuar i klientëve dhe dezinfektimi i rregullt. Qëllimi ynë është që të gjitha dyqanet, qendrat dhe sallonet të mund të punojnë përsëri më 1 maj. Gastronomia dhe hotelet do të jenë në gjendje të hapen gradualisht nga mesi i majit, dhe ne do të marrim një vendim në fund të prillit “, shpjegoi Kurtz.

Sa i përket arsimit, ai theksoi se të gjitha provimet përfundimtare do të mbahen nën masa speciale, ndërsa shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit dhe një vendim për veprime të mëtejshme do të merret në fund të prillit.