09:23 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

97 pacientë me oksigjeno-terapi në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

121 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve:

3 pacientë janë në respirator,

97 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

4 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me Covid-19 dhe kjo: 7 mjekë, 6 infermierë dhe 6 punëtorë të shërbimit teknik.

Ndryshe gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa nga ta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

6 lindje kanë ndodhur gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnja, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

264 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.255
sosh, ndërsa janë kryer 3 operacione.