75 Mall Live Search
21:41 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Burim

98 përqind të votave të numëruara, ky kandidat po prin bindshëm në Dragash

Po vazhdon numërimi i votave për kryetar të komunave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në komunën e Dragashit numërimi i votave po shkon drejt fundit, raporton IndeksOnline.

Nga 98.25% të votave të numëruara, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini po prin bindshëm me 44.19%  (5,324 vota).

Në vendin e dytë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, me 28,58% (3,443 vota), ndërsa pas tij renditet kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Filiz Mustafa, me 16,4 9% (1,956 vota). /IndeksOnline/