11:39 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

98 shërbime brenda ditës, në Repartin e Radiologjisë, në Spitalin e Pejës

Gjatë muajit nëntor 2019 në Repartin e Radiologjisë, në Spitalin e Pejës, janë bërë 2,942 shërbime, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Reparti i Radiologjisë si zakonisht është mjaft i ngarkuar me shërbimet që kryejnë për pacientët spitalorë dhe ata jashtëspitalor.

Në muajin nëntor bëhet e ditur se janë ofruar 2,942 shërbime ndaj pacientëve që mesatarisht i bije nga 98 shërbime në ditë.

“Nga këto shërbime, fotografime rëntgeni janë bërë 1,259 pacientëve, në EHO kabinet shërbime kanë marrë 1,181 pacientë, CT kanë bërë 395 pacientë, ndërsa mamografi 107 pacientë.

Personeli i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kryen shërbime 24 orë, 7 ditë në javë për 365 ditë në vit në mënyrë që kujdesi ndaj pacientëve të jetë i përhershëm dhe në nivelin e duhur”./Indeksonline/