997 raste aktive me COVID në Kosovë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vend janë gjithsej 997 raste aktive me virusin SARS-CoV-2.
Në raportin 24 orësh të ditës së djeshme rezultuan pozitivë 144 qytetarë, nga 3908 të dyshuar.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës” thuhet gjithashtu në njoftim.