“Zhgënjyese”, Gjermania kritikon Trump për ndërprerjen e marrëdhënieve me OBSH

Gjermania kritikon ashpër presidentin Donald Trump lidhur me vendimet për të ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit.
Ministri i Shëndetësisë Jean Spahn tha se është “zhgënjyese” dhe një frenim për shëndetin global.
Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Donald Trump tha të enjten se agjencia e Kombeve të Bashkuara nuk arriti të ndërmarrë reformat e kërkuara nga SHBA-ja në kuadër të pandemisë së koronavirusit, dhe anashkaloi përgjegjësitë e Pekinit për situatën.

Trump tha se Kina e ka OBSH-në nën kontrollin e vet, ndërkohë që kontribuon rreth 40 milionë dollarë te organizata, krahasuar me 10-fishin që siguron Uashingtoni.
Këto fonde amerikane janë pezulluar në muajin prill dhe në të ardhmen do të shkojnë për nevoja të tjera globale të shëndetit publik.
“Kina fshehu virusin e Uhanit duke e lejuar sëmundjen të përhapet kudo, një pandemi që u kushtuar jetën mbi 100 mijë amerikanëve dhe mbi 1 milion jetë të tjera nëpër botë. Për shkak se dështuan në ndërmarrjen e reformave të nevojshme, sot ne po i ndërpresim marrëdhëniet me OBSH-në,” u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.