Këshilltari i Kurtit: Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve – jo legjitime

Nesër pritet të zhvillohet seanca e Parlamentit të Kosovës ku do të bëhet votimi për Qeverinë e Hotit.
Por një ditë para kësaj, Erzen Vraniqi- këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar duke thënë se çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime, transmeton Indeksonline.
“Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit është jo legjitime!”, shkroi ai.
Ndryshe nga sot nëpër sheshet e ndryshme Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur peticionet ku qytetarët mund të nënshkruajnë nëse “Duan zgjedhje”./Indeksonline/