Gjatë 3 muajve, në Nefrologji, u pranuan 103 pacientë e në Hemodializë u realizuan më shumë se 7.800 seanca
Gjatë tre muajve të fundit, në Repartin e Nefrologjisë janë pranuar 103 pacientë për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas një njoftimi nga QKUK u tha se Klinika e Nefrologjisë ka punuar me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës së krijuar me virusin COVID-19.
Brenda kësaj kohe, gjithashtu në Repartin e Hemodializës janë realizuar më shumë se 7.800 seanca, transmeton Indeksonline.
“Shifrat e nxjerra nga raporti i punës, janë të dhëna për pacientët e përfshirë në programin e rregullt.
Nga 8 prilli deri më 25 maj, ndërkaq, janë kryer 33 seanca të hemodializës për pacientët me COVID 19 në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftim./Indeksonline/