Ndahen analistët e RTV Dukagjinit, Ermali, Fidani e Arbeni
Analistët e njohur televiziv të RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, Fidan Rama e Arben Ahmeti nuk do të jenë më bashkë.
Rama e Ahmeti pritet të jenë pjesë e një projekti të ri televiziv, duke braktisur Dukagjinin pas 6 vjetëve të kaluar.
Lajmin e ka dhënë Ermal Panduri duke konfirmuar ndarjen miqësore.
“Në vitin 2014, ateherë kur m’u besua drejtimi i RTV Dukagjini, vendosa që të krijoja një ekip, që do ta dërgonte në një tjetër nivel këtë medium!
Vetëm pas pak ditësh, i ftova të më bashkoheshin në ekip dy shokët e mi, të cilët në atë kohë punonin në një medium tjetër!
Fidan Rama po rikthehej në Dukagjin, Arben Ahmeti, përpos shok imi, nga ateherë do të beheshim edhe kolegë!
Kështu edhe u kompletua 5-shja e bordit të drejtorëve! Dardan Belegu, Edita Doli, Fidan Rama, Arben Ahmeti dhe unë!
Për 6 vjet, më shumë se nga 16 orë në ditë kemi kaluar bashkë, me një qëllim të vetëm, për ta shtyer përpara projektin e RTV Dukagjini.
Sot, pas këtij rrugetimi, dy shokët e mi, Fidani dhe Arbeni, po vazhdojnë në projektet e radhës!
Faleminderit që ishit pjesë e ekipit tim!
Ka qenë prej pjesëve më të bukura të jetës!
Përjetë falënderues” thuhet në njoftimin e Pandurit./Indeksonline/