Ministri i Hotit, Goran Rakiq, e çon në zgjedhje të jashtëzakonshme Mitrovicën Veriore
Avdullah Hoti pritet zgjedhet kryeministër i ri i Kosovës. Pjesë e Kabinetit të Hotit do të jenë edhe dy serbë, Delibor Jevtiq dhe Goran Rakiq.
Ky i fundit, i cili ushtron funksionin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, është emëruar zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, transmeton Indeksonline
Me zgjedhjen e Rakiqit si ministër, komuna e tij do të organzojë zgjedhje të parakohshme.
Ligjet e republikës specifikojnë se në momentin që Rakiqi pranon pozitën e ministrit, ai duhet të japë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Mitrovicës Veriore dhe ky qytet brenda 45 ditësh duhet të mbajë zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri. /Indeksonline/