Kjo është familja e kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar Qeverinë e re e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Me 61 vota pro, Avdullah Hoti nga sot është kryeministër i ri i Kosovës, transmeton Indeksonline.
I lindur më 4 shkurt 1976 (44 vjeç), Hoti vjen nga një fshat i Rahovecit, por jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy djem.
Hoti me profesion është ekonomist, ndërsa së fundi ka qenë zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kurtit.
Më poshtë portreti familjar i kryeministrit të ri: