Ish Komandanti i Njësisë Speciale”Skënderbeu”, e kujton bashkëluftëtarin e tij

Janë bërë 19 vjet që kur ka vdekur në altarin e lirisë dëshmori i kombit Visar Krasniqi.
Krasniqi ra heroikisht në Mateç- Likovë, derisa i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në kryengritjen e vitit 2001, transmeton IndeksOnline.
Ndërs atë e ka kujtuar, ish komandanti i Njësisë Speciale “Skënderbeu”, Beqë Demhasaj.
Ai ka shkruar se dhimbja cdo herë është e madhe kur kujtohen shokët e lirë. Ai ka kujtuar momentin kur vetëm dy ditë pas rënies së Visarit, UÇK-së iu bashkua vëllai i tij, Ardiani.
Demhasaj ka kujtuar një moment prekës kur Ardiani i kishte kërkuar që t’ia ruanin uniformën e vëllait sepse me po atë uniform do të vazhdontë rrugën që kishte nisur vëllai i tij.
Postimi plotë:
Ç’do here e kujtojm me krenari Deshmorin e Kombit Visar Krasniqin por edhe me krenar na ben familja e tij . Visari ishte ne njesin speciale Skenderbeu ku ra per te mos vdekur kurr dhimbja ç’do here eshte madhe kur i humb shoket gjat rruges per qlirimin e atedheut , vetem dy dit pas renjes ne altarin e liris te Visarit kisha nje telefonat nga vellaj i Visarit Ardian Krasniqi u ndjeva i shtanguar kur me
tha se jam vellai i Visarit dhe i shpreha ngushlimet e mia ma kthej jo ngushllime juve
ju jeni vllezerit e Visarit dhe me kerkoj nje nder me tha a mund te ma ruash armen e Visarit vetem 10 dit sepse dua ta zevendsoj une vendin e tij i la gruan femijet ne Zvicerr dhe erdhi e mori pushken e vllaut te ti dhe vazhdoj deri ne fund perkrah shokve respek shoq lavdi e perjetshme per Visarin
