75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ismaili-Osmanit: Po më shtin me dyshu se je e lajthitur

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili gjatë seancës së sotme iu drejtua kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, duke i thënë se referimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me donacionet e ardhura vazhdimisht nga Serbia është duke e bërë atë të dyshojë se është e lajthitur ose po e promovon shkeljen e ligjit.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se Osmani do të duhej të verifikonte të vërtetën e atyre donacioneve para se të përdorte ato të dhëna.

 “Kryetare iu referove diçkaje që po më shti me dyshu nëse je e lajthitur, ose je duke e promovu shkeljen e ligjit, me sa di je juriste. Nëse po mendon se faktet që i ke, nga stafi civil i cili të ka ardhur janë për ty të mjaftueshme për mos me verifikuar të vërtetën, por me proklamue atë në ngritje të një argumenti politik, konsideroj se je në shteg të gabuar”, tha Ismaili.

Ismaili tha se donacionet që kanë ardhur më herët në Kosovë, kanë ardhur në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovë, në bazë të komisioneve që i kanë paraparë ligjet e Kosovës dhe janë ndjekur të gjitha procedurat.

“Testet të cilat kanë ardh, kanë ardh në “gepek”, jo në bagazh, se nuk kanë ardh nga Shqipëria, por në “gepek”, sepse kanë ardh nga Serbia, me Gjuriqin, pa asnjë institucion të Republikës së Kosovës, i kanë qu në institut kontrabandë dhe nuk i ka përdorë Isntituti. Kjo është realiteti i testeve. Mos e manifestoni shkeljen e ligjit, me amnisti gjysmë të vërtetë, sepse kështu po e pamundësoni hetimin e drejt”, tha Ismaili.