Sabri Fejzullahu: Gjithmonë i gatshëm për të qenë pjesë e punëve të mira, për një Prishtinë më të mirë

Sot ka vazhduar aktiviteti i mbjelljes së drunjtëve në lagjen Lakrishtë në kuadër të iniciativës “Prishtina Green Week”.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, i cili sot ka mbjellë një pemë në këtë lagje të Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sabriu gjithmonë i gatshëm për të qenë pjesë e punëve të mira për një Prishtinë më të mirë.
Ai tutje ka falënderuar Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin.
Më poshtë postimi i tij./Indeksonline/