75 Mall Live Search
22:13 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mbulimi i fytyrës bëhet i detyrueshëm në transportin publik në Britani

Që nga mesi i qershorit në të gjitha format e tranportit publik maskat e fytyrës do të jenë të dëtyrurshme.

Ministri i Transportit, Grant Shapps tha se hekurudhat dhe autobuzët e pasagjerëve do të jenë vende ku maskat e fytyrës janë të detyruara prej 15 qershorit.

Në rast moszbatimit të urdhrit kundër përhapjes së koronavirusit udhëtarët do të gjobiten ose do t’u refuzohej hyrja në mjetet e transportit.

E njëjta gjë vlen dhe për stafin që ka kontakt me pasagjerët.

Zoti Shapps tha se sfidat po shtohen në transportin publik teksa më shumë njerëz po rikthehen në punë e në shkollë.

“Kjo nuk do të thotë se duhen patjetër maska kirurgjie, të cilat mund të kursehen për ambjente klinike, por mbulesa të fytyrës që mund të krijohen thjesht edhe në shtëpi. Përjashtime ndaj rregullit do të ketë vetëm për fëmijët e vegjël, për njerëzit me paaftësi dhe ata me vështirësi në frymëmarrje”, tha ai.