Gili e quan Sinan Vllasaliun mbret të muzikës
Sonte Sinan Vllasaliu po mban koncert ‘live’ me performimin e hiteve të tij më të njohura ndër vite.
Ky koncert përveç adhuruesve të shumtë të artistit të mirënjohur po ndiqet edhe nga kolegët e tij.
Saktësisht këngëtarja e njohur, Gili ka publikuar një fotografi teka po përcillte koncertin e Sinanit.
“Mbreti i muzikës live Sinan Vllasaliu”, ka shkruar Gili në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtomë që Gili dhe Sinani përveç miqësisë që kanë, prej vitesh janë edhe bashkëpunëtor në projekte të ndryshme muzikore./Indeksonline/