75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nickeldon dhuron 5 milionë dollarë në mbështetje të organizatave kudër racizmit

Nickelodeon po i jep rëndësi lëvizjes Black Lives Matter mes protestave të vazhdueshme për barazi racore.

Rrjeti njoftoi se ata do të dhurojnë 5 milionë dollarë për disa organizata, përfshirë Fondin e Mbrojtjes Ligjore NAACP, National Bail Out, Amnesty International dhe të tjerë në përpjekje për të forcuar zërat dhe komunitetet e njerëzve me ngjyrë.

“Ne jemi të përkushtuar të forcojmë zërat e komuniteteve të njerëzve me ngjyrë, ne dënojmë racizmin e sistemit dhe nderojmë George Floyd dhe viktimat e tjera të padrejtësisë racore,” thuhet në deklaratën e Nickelodeon.

Ndërkohë edhe shumë të famshëm kanë dhuruar donacione të ndryshme për të ndihmuar organizatat që luftojnë racizimin./Indeksonline/