75 Mall Live Search
23:27 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Komuna e Prishtinës do të ja ndërtoj një stadium Flamurtarit vetëm për stërvitje

Klubi i Flamurtarit nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë vetëm një stadium por dy stadiume.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me FFK-në do të ia ndërtojnë Flamurtarit një stadium për stërvitje.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Drejtori për Sport në komunën e Prishtinën, Fitim Rexha.

“Komuna e Prishtinës së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës jemi duke punuar për gjetjen e një lokacioni i cili besojmë se do të jetë tek Fusha e Pajtimit për ndërtimin e një stadiumi i cili do të shërbente vetëm për stërvitjet e klubit vlera 100,000 Euro”, u shprehë ai.

Tutje, ai tregoi se po ashtu Komuna e Prishtinës planifikon që të rinovoj tribunën lindore të stadiumit të Flamurtarit.

“Komuna e Prishtinës planifikon që për vitin e ardhshëm të ndihmoj KF Flamurtari në renovimin e tribunave Lindore në vlerë prej 100.000 Eurosh”, shtoi Rexha.

Ky investim do ta ndihmoj skuadrën e Flamurtarit, e cila ishte e vetmja skuadër, nga 10 sa aplikuan, që nuk u licencua për gara evropiane nga UEFA. /Indeksonline/